FEJA ISLAME
 PYETJE DHE PERGJIGJE MBI AGJERIMIN
1. Cfare mendoni ju per ate qe eshte me pune te rende, a i lejohet ta prishe agjerimin apo jo?

Pergjigje: Lidhur me kete ceshtje, qe ai ta prishe agjerimin per shkak te punes, mendoj se eshte haram, nuk lejohet. Nese nuk mund ti bej bashke punen dhe agjerimin atehere le te marri pushimin ne Ramazan, keshtuqe ti mundesohet agjerimi ne Ramazan.
Kjo, sepse agjerimi i Ramazanit eshte nje prej shtyllave te Islamit, gje qe nuk lejohet te lihet.
*************************************************************************
2. A duhet qe per cdo dite te Ramazanit te behet nijet apo mjafton nje nijet per agjerimin e tere muajit?

Pergjigje: Mjafton per Ramazanin nje nijet ne fillim te muajit, sepse ai edhe pse per cdo dite ne vete nuk e ben nijetin ne naten e saj, ai e ka bere ate nijet ne fillim te muajit.
Mirepo nese e nderpret agjerimin gjate muajit per shkak udhetimi apo semundje apo dicka tjeter , atehere duhet qe nijetin ta beje serish, per shkak se e ka nderprer agjerimin per udhetim, semundje etj.
*********************************************************************
3. Cila eshte dispozita (hukmi) per agjeruesin qe han me harrese?

Pergjigje: Agjeruesi qe han ose pin me harrese, agjerimi i tij eshte ne rregull. Mirepo ne castin kur i kujtohet duhet te ndalet, bile nese kafshaten apo piken e ujit e ka ne goje duhet ta nxjerre. Argument per kete eshte hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra ra se Resulullahu saws ka thene: ’’Kush han ose pin duke qene agjerueshem, me harrese, le ta plotesoje agjerimin, sepse Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhene te pije’’ (Buhariu 1933, Muslimi1155)
***********************************************************************
4. Cilat jane gjerat qe e prishin Agjerimin?

Pergjigje: Gjerat qe e prishin Agjerimin jane:
1.Marredheniet intime, 2.Haja, 3.Pija, 4.Dalja e spermes me epsh, 5.Cdo gje qe eshte ne kuptimin e hajes apo pijes (p.sh:gjilperat ushqimore apo infuzionet), 6.Te vjellesh me qellim, 7.Dalja e gjakut nga hixhameja, dhe 8.Dalja e gjakut te hajzit apo nifasit.
*********************************************************************
5. A e prishe agjerimin dalja e gjakut nga mishi i dhembeve?

Pergjigje: Gjaku qe del prej mishit te dhembeve nuk e demton aspak agjerimin.Por duhet te kujdeset aq sa ka mundesi nga gelltitja.
Po ashtu nese nga hunda i rrjedh gjak dhe kujdeset qe te mos gelltise gje , nuk prishe gje edhe kjo dhe nuk ka nevoje ta kompenzoje.
*********************************************************************
6. A prishet Agjerimi nese gjate larjes se gojes apo hundes hyn uje ne brendesi?

Pergjigje: Nese gjate larjes se gojes apo hundes hyn uje ne brendesi nuk prishet agjerimi , sepse nuk e ke bere me qellim.
All-llahu, azze we xhel-le, ka thene: ’’Nuk eshte mekat per ju ajo per cka keni gabuar, por ajo qe zemrat tuaja e bejne qellimisht’’
***********************************************************************
7. A i lejohet nenes qe jep gji te mos agjeroje? Kur duhet ta kompenzoje dhe a duhet te ushqeje te varfer?

Pergjigje: Nese nena ka droje per femijen e saj dhe nese agjeron do ti pakesohet qumeshti saqe te demtohet femija , ajo e ka te lejuar ta prishe agjerimin.
Por ato dite duhet ti kompenzoje me pas, sepse ajo i ngjan te semurit, per te cilin All-llahu subhanehu we Teaka ka thene:’’...ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroje aq dite nga ditet e mevonshme.All-llahu me kete deshiron lehtesim per ju , e nuk deshiron veshtiresim per ju...’’.
Kur ti jepet mundesija ta agjeroje, mundet te agjeroje.Ose ne dimer kur dita eshte me e shkurter dhe koha me e ftohte, e nese nuk mundet ne kete dimer, i lejohet ta vonoje per vitin e ardhshem.Ndersa te dhenit ushqim per te varfer, kjo nuk lejohet pervec nese pengesa apo arsyeja per lenien e agjerimit eshte gje per te cilen nuk ka shprese se do te hiqet.Ne kete rast pra, behet ushqimi i te varferve ne vend te agjerimit.

ORA E SAKTË
 
KONTAKTI
 
go_ny2009@live.com
WEB-FAQET PARTNERE
 
www.shemshova.ch
 
Today, there have been 10 visitors (12 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free