HISTORIA E SHKURT E FSHATIT ,,SHEMSHOVË''
Në historiografi ky fshat përmendet prej vitit 1455, kur sipas të dhënave turko-osmane ka patur 36 familje. Pozita gjeografike që shtrihet në rrafshin e Pollogut, e ka bërë që gjithmon të luftojë për t’iu përballuar hordhive të ndryshme gjatë shekujve.
Sipas dy organizimeve territoriale të fundit 1996 dhe 2004 Shemshova si vendbanim i takon Komunës së Jegunovcit me 7 km.largësi..Komunë kjo sipas ndarjes së 1996 kishte 29 % shqiptarë,kurse me atë të 2004 ka 44 %shqiptarë.Prej vitit 1945-1951 ka qenë qendër komunale,e cila shtrihej prej Radushe e deri në Trebosh.Tani me ndarjen territoriale të vitit 1996 dhe 2004 ,edhe pse fshat më i banuar (mbi 2500 banorë) dhe vendbanim që paraqet qendër për të gjitha fshatrat i merret e drejta që të bëhet seli e komunës vetëm pse është me popullsi shqiptare.
Familjet më të mëdha rrjedhin ngaLakushët,Topojanët,Trakalaçët,Luarasit
Muhaxherët.Numëron mbi 300 shtëpi me shqiptarë , 20 me maqedonas dhe 1 turke.
Në lindje në një largësi prej 2 km ka brigjet e lumit Vardar,në perëndim kufizohet me fshatin Zhillçë,në jugperëndim me f.Ozurmishtë dhe në verilindje me fshatin Prelubishtë.Shemshova ka mbi 2.500 banorë ose ¼ e banorëve të komunës ekzistuese. DISA VIDEO NGA FSHATI ,,SHEMSHOVË''
ORA E SAKTË
KONTAKTI
go_ny2009@live.com
WEB-FAQET PARTNERE
www.shemshova.ch
Today, there have been 9 visitors (10 hits) on this page!